Sunday, May 19, 2024
HomeSportChristensen zbulon të ardhmen

Christensen zbulon të ardhmen

Për të ardhmen e Andreas Christensen flitet shumë. Mbrojtësi i Barcelonës pavarësisht se ka kontratë me katalanasit është në qendër të merkatos mediat e lidhin me një largim.

Pavarësisht ndryshimeve që do të bëjë skuadra e Barcelonës, danezi nuk do të largohet nga klubi spanjoll.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi 28-vjeçar në një deklaratë për “Marca”.

“Nuk kam asnjë dyshim se do të jem këtu sezonin e ardhshëm.

Më kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe jam i lumtur”, ka theksuar Christensen.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Christensen përfundon në qershor të vitit 2026, teksa ende mes palëve nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments