Monday, October 14, 2024
HomeRajoniBullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

“Rreth 100 pjesëtarë të shërbimit ushtarak, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacionet e Forcës së NATO-s në Kosovë. Kontingjenti i Bullgarisë do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, raportoi agjencia bullgare e lajmeve “Novinite” të martën.

Aktualisht, shteti bullgar numëron rreth 48 ushtarë në Kosovë, ndërsa ky numër do të rritet në rreth 150. Pas shpërthimit të dhunës në muajin maj dhe shtator 2023, aleatët e NATO-së dislokuan rreth 1 mijë forca rezervë për misionin e KFOR-it. E përpos Bullgarisë, ushtarë shtesë në Kosovë dërguan pothuajse të gjithë anëtarët e aleancës në përgjigje ndaj sfidave të sigurisë.

Rreth 1000 ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zbarkuar në vend – prezenca më e madhe e NATO-s në dhjetë vitet e fundit – kryesisht për shkak të paralajmërimeve për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve midis Kosovës e Serbisë dhe cenimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit