Monday, October 14, 2024
HomeKryesoretBexheti: Arben Taravari është kryetar legjitim i ASH-së, përkrah vendimet e tij

Bexheti: Arben Taravari është kryetar legjitim i ASH-së, përkrah vendimet e tij

Flakron Bexheti kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë sot në intervistën për TV21 ka deklaruar që ai si kryetar dege dhe si degë përkrahin kryetarin legjitim të ASH-së Arben Taravarin:

“Unë jam me krahun e Arben Taravarit, pasi që kam vlerësuar se është kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët. Nuk është se ne kemi pasur dy kryetar paralel dhe kemi zgjedhur në mes dy kryetarëve. Thjesht në kulturën time politike dhe veprimtarinë time politike gjithmonë kam respektuar hirearkinë partiake. Kam pasur mundësinë dhe nderin të jem pranë edhe Ziadin Selës të cilit i kam shërbyer si zëdhënës dhe për të cilin kam respekt. Andaj nuk ishte çështje zgjedhjesh, por respektim të vendimit legjitim të kryetarit Arben Taravari.” – theksoi Flakron Bexheti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit