Monday, September 16, 2024
HomeLajmeBDI me ‘fake profila’ tenton të jep mbështetje për Bujar Osmanin

BDI me ‘fake profila’ tenton të jep mbështetje për Bujar Osmanin

Bashkimi Demokratik për Integrim është duke e ndjerë humbjen që do ta pres në zgjedhjet e 24 Prill dhe 8 Maj, këtë e argumenton fakti i krijimit të fake profilave nga PR i BDI-së për të mbështetur kandidatin e tyre Bujar Osmani në debatin televiziv në TV21 përballë kandidatit të opozitës shqiptare Arben Taravari.

Siç raportojnë burimet informative, nga një vëzhgim i detajuar i profileve të cilat kanë komentuar në mbështetje të Bujar Osmanit janë shumica fallco të krijuar gjatë javës së kaluar. Nga burime të ndryshme theksohet që PR i BDI-së për shkak të rënies së influencës në opinion ka krijuar mbi 1000 profila të tillë për të përkrahur Frontin Evropian në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments