HomeMaqedoniAzizi: Zgjidhet problemi i ujit në Merovë, nis edhe rikonstruksioni i rrugës

Azizi: Zgjidhet problemi i ujit në Merovë, nis edhe rikonstruksioni i rrugës

Shefi i shtabit të koalicionit VLEN dhe deputeti Adnan Azizi ka kumtuar një lajm të rëndësishëm për banorët e fshatit Merovë të komunës së Zhelinës. Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se ky fshat, pas shumë dekadash mungese, tashmë po bëhet me ujë të pijshëm, përcjell Zëri.mk

Azizi gjithashtu njoftoi se paralelisht do të nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës nga rruga regjionale deri në hyrje të fshatit Merovë, si fazë e parë, që më pas do të zgjerohet drejt Sallarevës dhe zonës turistike malore.

Postimi i plotë i deputetit Azizi:

“Merova dhe Sallareva në fokus Komunës të Zhelinës së shpejti do të jenë qendra turistike malore!

Si deputet i zonës, si banor i kësaj ane e di rëndësinë dhe vuajtjen dekadëshe që banorët e Merovës kishin për ujë, një nevojë elementare që asesi të gjente zgjidhje. Por jo më!

Sot, bashkë me Blerimin, Izetin, Besarin përpara qindra burrave të Merovës kumtuam lajmin se ky fshat PO BËHET ME UJË PËR PIJE, dhe jo vetëm, sepse shumë shpejt do të fillojn edhe punimet e rikonstruksionit të rrugës nga rruga regjionale deri në hyrje të fshatit Merovë (faza e 1) e më pastaj për ta pasuar atë drejt Sallarevës dhe bukurive të asaj zone lartë atje.

Këto jemi ne. Ne flasim me punë, me projekte me zhvillim. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve. Blerimi është i duhuri dhe i denji, sepse kjo komunë e don Blerimin, e Blerimi e don këtë komunë.

Urime për të gjithë!”, ka përfunduar Azizi./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit