Friday, June 14, 2024
HomeKryesoretAzizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e...

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e nisëm luftën për lliri BDI-ja e shndërroi në luftë për LGBDI”

Kandidati për deputet në njesinë e gjashtë zgjedhore nga radhët e VLEN dhe sekretar organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi në tubimin në Zhelinë, deklaroi se se banorët e kësaj komune e shpallën non grata BDI-në dhe nuk e mbështetën në tubimin e mbajtr nga Fronti Europian.

“Më lejoni që nga zemra në emër të koalicionit VLEN të përshëndes të gjithë banorët e Zhelinës që ia mbyllën dyert zullumit, i shpallën ‘non grata‘ dhe i bojkotuan ditën që ishin në Zhelin, e nga këtu e morën mesazhin se në Tetovë, në Gostivar e në të gjithë zonën gjashtë, janë persona ‘non grata’ e të padëshirueshëm. Nga natyra unë nuk jam person që prirem nga urrejtja dhe mllefi, por gjithmon nisem nga parimi dhe dashuria që e kemi për këto të rinj, për vatanin, për atdheun dhe për të gjithë kombin shqiptar. Andaj i ftoj edhe ata 50 vetat që ishin prezent në tubimin e BDI-së në Zhelinë që të vijnë e të na bashkëngjiten neve”, ka deklaruar Azizi.
Ai ka thënë se në takimet e shumta me epror dhe ushtar të UÇK-së, ata ndjehen të zhgënjyer nga BDI pasi, siç thonë, kjo parti e ka devijuar idealin e Ushtrisë Çlirimtare kombëtare.

“Të nderuar të pranishëm, këto ditë kam takuar shumë njerëz, kam takuar eprorët e UÇK-së, kam takuar ish-ushtarë, kam takuar shumë njerëz të BDI-së. Besoni mllefi dhe zhgënjimi e kanë aq të thellë sa që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Disa më thanë se e nisëm UÇK-në për bashkikmin e trojeve, e nisëm luftën për liri dhe përfundoi në LGBDI, e nisëm me agjendën Kuq e Zi dhe përfundoi me kandidatin LGBDI, që në vend që të angazhohet për lirinë e shqiptarëve ai tha jamë shumë i përkushtuar për të drejtat e LGBTI-së”, deklaroi kandidati për deputet nga VLEN në tubimin në Zhelinë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments