Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeAvokati i ASH-së: Nuk kam pranuar asnjë vendim nga Gjykata

Avokati i ASH-së: Nuk kam pranuar asnjë vendim nga Gjykata

Menjëherë pas lajmit për marrjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët nga ana e grupacionit të Ziadin Selës ka reaguar avokati i ASH-së Abidin Abduli në rrjetin e tij social. Ai ka deklaruar që nuk ka pranuar asnjë vendim nga Gjykata Themelore e Tetovës, ndërsa ka sqaruar se deri tani janë ndërruar katër gjykatës, dhe se nëse është marrë vendim të njëjtin do ta ankimojnë. 

‘Si avokat në lëndën e Aleancës per Shqipëtarët nuk kam pranuar asnjë vendim nga Gjykata Themelore e Tetovës! Lajmi që qarkullon nga krahu politik i BDI-së se ka një vendim të tillë ësht marë sigurisht me telefon ashtu siç ësht dirigjuar të meret i njejti vendim. Dy herë e pranoi kryetari i gjykatës kërkesën e palës tjetër për t’jua mare lenden gjykatësve pa asnjë arsye ligjore qe përbën edhe presedan! Tre gjykatës i dërgoi ne pushim mjekësorë deri sa e gjeten atë qe kërkonin! Vendimi i turpshëm qe eshtë pa asnjë bazë ligjore sigurisht që do ankimohet. Mbesim me shpresën se turpi do ngelet vetëm në Gjykatën e Tetovës!!!’ – ka deklaruar Abduli.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit