Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniArben Fetai uron 21 vjetorin e themelimit të Policisë Financiare: Do të...

Arben Fetai uron 21 vjetorin e themelimit të Policisë Financiare: Do të përshpejtojmë luftën kundër korrupsionit

Zëvendës kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetai uron 21 vjetorin e themelimit të Policisë Financiare. Fetai thekson rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e saj si proces kyç në qeverisjen e re në Maqedoni të Veriut:

“Vlerësoj lartë rolin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, do të hapim dyert për të përshpejtuar luftën kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit evropian. Institucionet si Drejtoria e Policisë Financiare do t’i pëkrahim politikisht dhe do t’u mundësojmë kushte më të mira të punës, përforcim e të burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe thellim të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Policisë Financiare, suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit rë saj kritik për forcimin dhe përparimin e shtetit.” – citohet në urimin e Arben Fetait.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments