Friday, June 14, 2024
HomeMaqedoniAgeler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme...

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler shpreson që diskursi i fushatës zgjedhore të fokusohet në çështje esenciale dhe jo në sulme personale. Ajo me këtë rast madje ka porositur që kandidatët e gjithë spektrit politik të kenë parasysh se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët, por edhe për të ardhmen e vendit.

“Nëse do të mund të bëja një rekomandim për kandidatët në të gjithë spektrin politik, do të ishte të mbani mend se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi. Ata kanë të bëjnë me atë se çfarë të ardhme shpreson dhe meriton ky vend dhe njerëzit e tij. Kështu që shpresoj që diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale dhe jo në sulme personale, sepse besoj se njerëzit janë të lodhur nga negativiteti”, ka deklaruar Ageler për portalin PRESSonline.al.

Siç ka thënë ajo, më pas votuesit do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhjen midis kandidatëve për ata që besojnë se do t’i ndihmojnë më së miri të arrijnë shpresat dhe ëndrrat e tyre për veten, fëmijët dhe shoqërinë e tyre.

Ageler ka thënë se shpreson që këto vendime ta sjellin këtë vend më pranë integrimit të plotë në komunitetin evropian.

Ajo theksoi se institucionet qeveritare duhet të vendosin procese për zgjedhje të lira dhe të ndershme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Votuesit duhet të informohen përmes burimeve të besueshme të informacionit, duke njohur dhe hedhur poshtë dezinformatat dhe manipulimin. Dhe pastaj më e rëndësishmja, votuesit duhet të votojnë! Demokracia funksionon kur ne të gjithë bëjmë pjesën tonë. Pritshmëritë e mia për zgjedhjet janë të njëjta me ato të votuesve këtu; që i gjithë procesi, që nga periudha e fushatës deri në formimin e qeverisë së ardhshme të zhvillohet në mënyrë transparente që siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka nënvizuar Ageler.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments