Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniAfrim Gashi viziton tregun në Kumanovë: Dëgjova hallet e qytetarëve, e mira...

Afrim Gashi viziton tregun në Kumanovë: Dëgjova hallet e qytetarëve, e mira është se tani ka shpresë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili është edhe bartës liste në njësinë e dytë zgjedhore nga rradhët e koalicionit opozitar VLEN, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar tregun e Kumanovës, ku është takuar me shumë persona për të dëgjuar brengat dhe hallet e tyre.


“Sot vizitova tregun në Kumanovë dhe dëgjova hallet e shumë shqiptarëve
kumanovarë. E përbashkëta që po dëgjojmë si refren, nga Kumanova deri në
Strugë, është se shqiptarët duan ndryshim. Lajmi i mirë është se ata tashmë e kanë një adresë – koalicionin VLEN, opsionin e vetëm shqiptar në këto zgjedhje”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit