Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniA do të del nga Komuna e Kumanovës? Flamuri shqiptar në zyrën...

A do të del nga Komuna e Kumanovës? Flamuri shqiptar në zyrën e Maksim Dimitrievskit (Video)

Kryetari i komunës së Kumanovës dhe njëherësh i partisë “Znam”, është kërcënuar se do të del nga Qeveria, nëse ministrat dhe deputetët e VLEN-it vazhdojnë ta përdorin flamurin kombëtar shqiptar gjatë takimeve në zyrat e ekzekutivit.

”Do reagoja njejtë si reagova me kryeparlamentarin Xhaferi edhe pse nuk e kemi kapur atë moment por ja pra them nëse vazhdon flamuri shqiptar të qëndroj aty edhe njëherë ne nuk do jemi pjesë e Qeverisë, do dalim nga Qeveria” – tha Maksim Dimitrievski.

Por, pas një kërkimi në internet që ka bërë gazeta LAJM, ka rezultuar se edhe vetë Maksim Dimitrievski, e ka mbajtur në zyrat e Komunës së Kumanovës flamurin shqiptar.

Gjatë një interviste të realizuar, vitin e kaluar, në zyrat e komunës që drejton, në mesin e flamujve tjerë, është renditur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Gjatë një reagimi përfaqësuesit e koalicionit VLEN i kanë kujtuar Dimitrievskit se tashmë ka kaluar fushata zgjedhore dhe se në qeveri duhet të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo me retorikë nacionaliste.

“Fushata parazgjedhore ka përfunduar shumë kohë më parë, ndaj besojmë se kjo lloj retorikë nuk i bën dobi askujt. Më mirë do të ishte që kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para se të vendoste të komentonte publikisht, përmes mediave, të informohej për qëllimin e takimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e VLEN-it. Ne besojmë se ky është “rendi shtëpiak” në një qeveri të përbashkët, thuhet në deklaratën e koalicionit VLEN.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments