HomeMaqedoniBlerim Sejdiu takon banorët e Uzurmishtit: Bashkë i bëjmë realitet projektet e...

Blerim Sejdiu takon banorët e Uzurmishtit: Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes

Mbrëmë, kryetari i Komunës së Zhelinës, dhe kandidat i koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu së bashku me kryetarin e Shtabit Zgjedhor, Latif Arifi, u takuan me banorët e Uzurmishtit në një takim të hapur. Bashkë me banorët diskutuan për projektet aktuale dhe ato që do të realizohen në të ardhmen.

Sejdiu theksoi rëndësinë e këtyre takimeve, duke i cilësuar si një mënyrë për të ndërtuar vizionin e zhvillimit të komunës mbi nevojat dhe idetë e qytetarëve.

Nga përmirësimi i rrugëve, infrastruktura dhe ujësjellësi, te projektet rinore, çdo iniciativë synon zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit dhe të gjithë komunës.

“Uzurmishti ecën përpara sepse punët nuk ndalen. Bashkë i bëjmë realitet projektet e së ardhmes! , u shpreh Sejdiu, duke u angazhuar për vijimësinë e projekteve që përmirësojnë jetën e banorëve.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit