Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoni100.000 euro për licencë për noter, Sllaveski: Ata që tregojnë kujt ia...

100.000 euro për licencë për noter, Sllaveski: Ata që tregojnë kujt ia kanë dhënë paratë, do të amnistohen

Profesori dhe ish-ministri i financave Trajko Sllaveski, akuzon se disa noterë e kanë blerë licencën për qindra mijëra euro.

“Me mosbesim mora lajmin e dhënë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, se me nënshkrimin e e ish-ministrit të Drejtësisë, zotit Krener Loga, u shpall vendimi për dhjetëfishim të çmimeve të shërbimeve noteriale në Maqedoni. Disi në të njëjtën kohë më mbërriti informacioni se licencat e noterëve, me ndërmjetës, shiteshin për shuma që kapnin qindra mijëra euro! Zoti e di se ku kanë përfunduar ato para të zeza, por çdo laik mund të tregojë përgjigjen e kësaj pyetjeje”, shkruan Sllaveski.

Ai dha një sugjerim se si të zgjidhet ky problem.

“Propozimi im është ky: çmimet e shërbimeve noteriale ulen me të paktën 50% me vlefshmëri deri në fund të vitit. Po miratohet një rregullore ligjore e cila amniston të gjithë noterët që konfirmojnë se e kanë blerë licencën “e zezë” dhe tregojnë se kujt ia kanë dhënë paratë. Krijuesit e kësaj skeme të turpshme korruptive do të dalin para drejtësisë. Nga mjetet e mbledhura me konfiskimin e pasurisë së tyre kompensohen noterët që ndihmuan në zbardhjen e korrupsionit me rastin e dhënies së licencave noteriale”, shton Sllaveski./TV21

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit