Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniZv.ministret Elfete Ismaili, Kaltrina Zekolli - Shaqiri dhe deputetet Imërlije Saliu dhe...

Zv.ministret Elfete Ismaili, Kaltrina Zekolli – Shaqiri dhe deputetet Imërlije Saliu dhe Kaltrina Beqiri nga VLEN vizituan kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili dhe Zv. Ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri bashkë me deputetet nga koalicioni VLEN, Imërlije Saliu dhe Kaltrina Beqiri sot qëndruan në një vizitë miqësore te kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Delagacioni i përfaqësueseve të koalicionit qeverisës VLEN uruan Ardita Sinanin në detyrën e re si kryetare e Komunës së Preshevës dhe i ofruan mbështetjen dhe gatishmërinë e koalicionit qeverisës VLEN në hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, në shumë lëmi që janë në interes jo vetëm të qytetarëve të Preshevës, por të gjithë qytetarëve pa dallim, në të dy anët e kufirit.

“Sot së bashku me zonjat e koalicionit VLEN, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, znj. Imërlije Saliu dhe znj. Kaltrina Beqiri ishim në një vizitë të përzemërt dhe shumë miqësore te kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.

Në këtë takim, e uruam znj. Ardita Sinani për detyrën e re si kryetare e Komunës së Preshevës dhe i ofruam asaj mbështetjen tonë dhe gatishmërinë e koalicionit qeverisës VLEN në hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, në shumë lëmi që janë në interes jo vetëm të qytetarëve të Preshevës, por të gjithë qytetarëve pa dallim, në të dy anët e kufirit”, ka përfunduar mes tjerash Zv.ministrja Ismaili.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments