Monday, September 16, 2024
HomeLajmeZv.Drejtori Tahir Bexheti së bashku me drejtoreshën Sanja Llukarevska rregulluan statusin e...

Zv.Drejtori Tahir Bexheti së bashku me drejtoreshën Sanja Llukarevska rregulluan statusin e nënpunësve shtetëror në DHP i cili ishte i pa zgjidhur që nga viti 2008 

Zv. Drejtori i drejtorisë të të Hyrave Publike, Tahir Bexheti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike në vitin 2023 bashku me drejtoreshën Sanja Llukarevska rregulluan statusin e  nënpënsve shtetëror në këtë institucion i cili ishte i pa zgjidhur që nga viti 2008, përcjell zëri.mk

Postimi i plotë:

“Me krenari dhe kënaqësi, dua t’ju informoj se, në pajtueshmëri me ndryshimet e fundit të Ligjit për Drejtorinë e te Hyrave Publike në vitin 2023, analizën funksionale të miratuar, aktet e ndryshuara për organizimin e brendshëm dhe sistemimin e vendeve të punës, bashkë me drejtoreshën Sanja Llukarevska, kemi krijuar kushte që punonjësit në DHP të kenë statusin e nëpunësit tatimor (përveç personelit mbështetës teknik). Me këto ndryshime  kemi eliminuar dallimet në mesin e të punësuarve që datojnë nga viti 2008 e këndej dhe kemi siguruar të drejta të barabarta për zyrtarët shtetërorë dhe tatimorë.

Ky është një tjetër konfirmim se për ne kapitali njerëzor është një nga burimet më të rëndësishme që ne ushqejmë per te gjithë punonjësit, pasi kanë të njëjtat detyrime, te kenë edhe te njetin trajtim, që don të thotë të drejta dhe përfitime të barabarta nga marrja e statusit të zyrtarit tatimor.

Ky ndryshim jo vetëm që rrit efikasitetin dhe efektivitetin e ekipeve tona, por gjithashtu forcon profesionalizmin dhe integritetin e punonjësve tanë.

Këto ndryshime janë pjesë e angazhimit tonë për të krijuar një mjedis pune ku çdo punonjës ka hapësirë për t’u zhvilluar dhe përparuar.

Falënderoj të gjithë kolegët për besimin, durimin, punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kësaj periudhe  dhe shpresoj që së bashku të vazhdojmë me përmbushjen me sukses të detyrave dhe përgjegjësive tona specifike dhe si administratë tatimore shumë profesionale do të vazhdojmë të kontribuojmë për krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe tatimpaguesve të kënaqur”, ka përfunduar Tahiri. /Zëri.mk/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02Uwsdd9hnM3U253mHyZrCfCYrtrnkGVbmjGoCHbyfK85A5tasXqWwbviZLVLPtUxWl%26id%3D100093170112586&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments