Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniZgjedhja e presidentit në Kuvend, partitë maqedonase kundër! Taravari: Nëse ju kujtohet...

Zgjedhja e presidentit në Kuvend, partitë maqedonase kundër! Taravari: Nëse ju kujtohet edhe Gligorov është zgjedhur në Kuvend

Nëse presidenti i parë i Maqedonisë është zgjedhur në kuvend, pse edhe tani mos ta zgjedhim në kuvend. Kështu u shpreh kryetari i ASH-së Arben Taravari në një  intervistë për Zërin e Amerikës.

“Shihni, presidenti i parë në Maqedoni, nëse ju kujtohet vitet e 90-ta, 91-ta, nëse nuk gaboj, u zgjodh zoti Kiro Gligorov dhe u zgjodh për herë të parë nga Kuvendi. Unë mendoj se kompetencat e presidentit të shtetit janë të njëjta si në disa shtete fqinje. Shpesh dallojmë, i krahasojmë me Kosovën apo Shqipërinë që kanë një sistem të ngjashëm me tonin, një sistem parlamentar. Unë mendoj se shteti nuk ka nevojë për shpenzime, ai mund të zgjidhet përmes një kuvendi siç e bëmë për herë të parë dhe qëndrimi ynë është (sepse) ne nuk jemi sistem presidencial, por jemi demokraci parlamentare, mendoj se do të racionalizoj (me) një marrëveshje ndërmjet partive politike që përfaqësohen në parlament”, tha Arben Taravari – Kryetar i ASH-së.

Kërkesë të njëjtë kanë edhe nga BDI, të cilët sot përmes një kumtese kritikuan VMRO DPMNE-në, e cila është kundër kësaj ideje.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments