Wednesday, October 23, 2024
HomeMaqedoniZëvendësministrja Ismaili takon Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Bobrovniczky

Zëvendësministrja Ismaili takon Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Bobrovniczky

Në kuadër të vizitës zyrtare të kabinetit qeveritar të Hungarisë dhe kabinetit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Ohër, zëvendësministrja e mbrojtjes së RMV-së, Elfete Ismaili realizoi takim me ministrin e mbrojtes së Hungarisë, Kristof Szalay – Bobrovniczky, ku temë diskutimi ishte marrëdhëniet bilaterale, sfidat e sigurisë dhe politikat rajonale.

“Sot në kuadër të vizitës zyrtare të kabinetit qeveritar të Hungarisë dhe kabinetit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Ohër, zhvillova takim me Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, z. Kristóf Szalay-Bobrovniczky.

Me homologun hungarez përveç situatës së përgjithshme të sigurisë dhe impaktin e tyre në rajonin tonë, gjithashtu diskutuam edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

U zotuam që me angazhim të përbashkët, do të krijojmë mundësi të reja dhe përfitime të mëdha për të dyja vendet.”, thuhet në njoftimin e zv.ministres Ismaili./FOL/

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit