Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniVLEN i reagon Kostadinovskit: Nisma është përpjekje për grusht shteti!

VLEN i reagon Kostadinovskit: Nisma është përpjekje për grusht shteti!

Nga VLEN kanë reaguar pas deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, përcjell TV21.

E meqenëse ligji, siç njoftoi vet Kostadinovski, mund edhe të shfuqizohet, nga VLEN këtë nismë e konsiderojnë si tentim për grusht shteti. Ata nuk duan të cenojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, por thonë se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, e njëjta do të sjellë rreziqe.

“Duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments