Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeVazhdojnë prurjet në ASH, gazetari i mirënjohur Amir Duraku i bashkangjitet Arben...

Vazhdojnë prurjet në ASH, gazetari i mirënjohur Amir Duraku i bashkangjitet Arben Taravarit

Vazhdojnë prurjet në Aleancë e Arben Taravarit. Po thuajse nuk ka ditë që nga një person i njohur në fusha të ndryshme të vendit tonë nuk i bashkangjitet Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët. Së fundmi, gazetari i mirënjohur sportiv, Amir Duraku ka njoftuar se do të bëhet pjesë e ASH-së dhe ndryshimit për shqiptarët.

“Mirë se vjen Amir!
Amir Duraku është emër shumë i njohur për publikun, si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Kampionët me..”
Amiri, me vite ka kontribuar në fushën e sportit me emisione edukativo-sportive dhe kronika të shumta kushtuar sportit vendor.
Nga sot, Amiri ka vendosur të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, duke qenë kontribues në platformën për zhvillimin e sportit në RMV. Ai, sukurse të gjithë ne, e sheh ASH-në si një korridor politik përmes së cilës mund të detektohen dhe adresohen zhvillimet në vend”, shkruan Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments