Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniTaravari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97: Rufi Osmani figura më emblematike,...

Taravari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97: Rufi Osmani figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka përkujtuar 27 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997 të ngritjes së flamurit shqiptar në komunën e Gostivarit dhe dhunën barbare të aparatit shtetëror të Maqedonisë kundër këtij vendimi të asaj kohe kur në krye të komunës ishte Rufi Osmani.

Taravari shkruan se viti 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Më tej thekson se tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare dhe se figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani i cili meriron titullin hero në të gjallë të tij.

Postimi i plotë:

“Sot është 9 Korrik.

Gjithnjë në këtë datë do të kujtoj ngjarjet e 1997-ës, që shënuan kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare!

Viti 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Krerët e Komunës së asaj kohe u dënuan ashpërsisht, si kryetari i Këshillit Komunal Refik Dauti me 7 vjet, por figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani. Ai në atë kohë ishte Kryetar dhe u dënua me 13.8 vjet burg nga Gjykata sepse valviti flamurin tonë.
Mendoj se profesor Rufi Osmani është një nga figurat e rralla që meriron titullin hero në të gjallë të tij!
Sa herë shikoj flamurin tonë tek valvitet kujtoj këta njerëz, dhe ndjehem i privilegjuar që jam bashkëqytetar i tyre!

Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!”, shkruan Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments