Friday, September 20, 2024
HomeKryesoretTaravari: Opsioni i Selës për të garuar ASH-ja e vetme e çonte...

Taravari: Opsioni i Selës për të garuar ASH-ja e vetme e çonte BDI-në në fitore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini në lidhje me divergjencat mes tij dhe Selës, tha se opsioni që përfaqëson Sela bën që BDI-ja të fitojë në zgjedhje.

“Besueshmërinë më të madhe dhe kredibilitetin më të madh e ka Aleanca për Shqiptarët. Zotëri Sela është themelues i ASH-së, dhe unë për 8 vite kam qenë bashkëpunëtor i tij, bashkë kemi punuar, por këtu kemi mendime ndryshe. Zotëri Sela për momendon se duhet të dilet vet në zgjedhje, dhe nëse dalim vet në zgjedhje, opozita shqiptare i merr disa deputetë, ne i marrim disa deputetë dhe BDI-ja fiton sigurt”, tha Taravari.

Ai shtoi se kur Aleanca për Shqiptarët i bashkohet VLAN-it, atëherë ndodh ndryshimi i sigurtë te shqiptarët

“I kam thënë Ziadinit në takimin e fundit para dy javës, më jep një mundësi, një palë zgjedhje, dhe më 8 maj nëse nuk ndodh ndryshimi unë do të jap dorëheqje të parevokueshme”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments