Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniTaravari: Nga 2 shtatori fillon procesi i integrimit të 32 klinikave në...

Taravari: Nga 2 shtatori fillon procesi i integrimit të 32 klinikave në një

A do të arrijë Arben Taravari t’i bashkojë klinikat e Qendrës Klinike në një subjekt që do të menaxhohet nga një apo dy udhëheqës? Ministri i Shëndetësisë qëndron fort pas planit që paraardhësit e tij kanë premtuar prej vitesh. Taravari njoftoi se në ditët e para të shtatorit do t’i ulë menaxherët e klinikave në tavolinë – të bëjnë një analizë dhe të kërkojnë zgjidhje se kush dhe si të menaxhojë qendrën më të madhe shëndetësore në Maqedoni.

“Nga data 2 shtator do të kem një organ këshillimor në Ministri me të cilin do të fillojmë procesin e integrimit, dhe ai është integrimi i Qendrës Klinike dhe ky ishte një premtim që të mos kemi 32 klinika të Qendrës Klinike ku kemi pesë anëtarë të bordit drejtues, por të jetë një klinik si kudo në botë. Edhe nëse do të jetë një drejtor apo dy drejtorë, mundësisht një bord drejtues, do të shohim cila është zgjidhja më e mirë e mundshme”, deklaroi Taravari për Tv ALFA.

Ndryshe, deri tani 30 drejtorë mjekësorë dhe po aq të drejtorëve organizativë, si dhe borde drejtuese në çdo objekt klinik shëndetësor apo rreth 200 zyrtarë, qytetarëve u kushtojnë rreth 1 milion euro. Pothuajse të gjithë ministrat në shtatë vitet e fundit kanë paralajmëruar se do t’i shfuqizojnë drejtorët organizativë, të njëjtën gjë e ka premtuar edhe LSDM në programin parazgjedhor të 2016-ës. Por kjo nuk ndodhi. Ideja e Taravarit nuk është vetëm bashkimi i klinikave të Shkupit, ai thotë se nëse bëhet një riorganizim i mirë, spitalet do të menaxhojnë edhe qendrat shëndetësore në mbarë vendin.

“Me të njëjtin ligj do të bëhen ndryshime në të gjitha qytetet, për shembull në Shtip është spital i përgjithshëm, në Shtip është një qendër shëndetësore, do të vazhdojmë me integrimin që në çdo qytet të ketë një objekt shëndetësor publik. Më pas do të jenë drejtues të shëndetësisë parësore, sekondare, epidemiologjisë dhe për prevenim”, deklaroi Taravari.

Ndryshe, vetëm pak javë më parë Ministria e Shëndetësisë së bashku me vendimin e Qeverisë shkarkoi drejtorët organizativ në institucionet publike shëndetësore. Taravari konsideron se ky është një hap i madh për të filluar ndryshimet. Me këtë vendim, fondi i shëndetësisë do të bëhet më i pasur për të paktën gjysmë milioni euro në një vit. Ky kursim është vetëm nga heqja e pozitës së drejtorit organizativ dhe në të ardhmen nuk do të ketë shpenzime për sekretare, automjete zyrtare, telefona dhe udhëtime jashtë vendit që këta zyrtarë kanë përdorur deri më tani.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments