Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeTaravari: Kompleksi i Gostivarit! Sa herë që mbahen zgjedhje, BDI-ja zbarkon në...

Taravari: Kompleksi i Gostivarit! Sa herë që mbahen zgjedhje, BDI-ja zbarkon në Gostivar

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN, mbrëmë nga Struga theksoi se çdoherë kur mbahen zgjedhje, BDI-ja zbarkon në Gostivar.

“Mu kujtua Frojdi, Frojdi është një psikolog, neurolog ka qenë por është marrë me psikologji…prej Vjene, një prej studimeve më të mira kanë qenë komplekset. I ka analizuar pse njerëz të caktuar lëvizin vazhdimisht në një vend të caktuar, pse e përdorin një fjalë kaq shpesh, dhe mua mu kujtua kompleksi i Gostivarit. Kryeministri i parë shqiptar i Gostivarit, kryeparlamentari i Gostivarit, kryetari i BFI-së prej Gostivari, të gjitha nënshkrimet e marrëveshjeve në Gostivar, dalë ngadalë në Gostivar do zhvillojmë turizëm politik. Sa herë që mbahen zgjedhjet, BDI-ja zbarkon në Gostivar dhe vazhdimisht aty rrinë, bile marrin hotel, nga 10 ditë aty flenë, por ne ua japim përgjigjen dhe përsëri do ua japim përgjigjen me 24 prill dhe 8 maj, por jo vetëm në Gostivar”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments