Monday, September 16, 2024
HomeLajmeTaravari BDI-së: Hajdeni që sot ta nënshkruajmë vetingun, po e përmendni me...

Taravari BDI-së: Hajdeni që sot ta nënshkruajmë vetingun, po e përmendni me vite por pa asnjë iniciativë konkrete

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari sot në Shkup tha se ata janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje që të realizohet vetingu. Taravari tha se BDI vazhdimisht e përmend vetingun, por që nuk ndërmori ndonjë iniciativë.

“Përsëri sot e shfrytëzojë rastin t’i them hajdeni ta nisim bile prej sot ta nënshkruajmë vetingun. Ata e përmendin 7-8 vite, sot e kësaj dite në parlament nuk ka ndonjë draft version për vetingun e gjithë politikanëve por edhe të gjithë funksionarëve. Uroj dhe shpresoj që mos i kenë fjalë këto, jo nesër po sot ta nënshkruajmë për një veting”, tha mes tjerash Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments