Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeTaravari: Ai i cili do të jep dorëheqje pas zgjedhjeve do të...

Taravari: Ai i cili do të jep dorëheqje pas zgjedhjeve do të jetë Ali Ahmeti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë” në Televizionin News, u pyet nëse pajtohet me deklaratat e eksponentëve të BDI-së, se ai i cili humb zgjedhjet duhet të tërhiqet nga politika.

Taravari tha se ai pajtohet dhe i inkurajojë të gjithë kryetarët e partive që ta japin fjalën që nëse i humbin zgjedhjet do jep dorëheqje.

“Unë herën e parë si kryetar partie dal në zgjedhje dhe e përkrahi këtë që e ka thënë një përfaqësues i BDI-së, duket se ishte Kreshnik Bekteshi. Mendoj se zotri Ali Ahmeti, sipas gjitha anketave që dalin, do të shohim se në fund qytetari vendos, mendoj se zotri Ahmeti do të jetë ai i cili do të jep dorëheqje”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments