Monday, September 16, 2024
HomeKryesoretSulmohet fizikisht në afërsi të vendbanimit të tij kryetari i degës së...

Sulmohet fizikisht në afërsi të vendbanimit të tij kryetari i degës së ASH-së në Saraj

Gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Saraj, Muhsin Arifi. Sumuesit janë identifikuar si mbështetës të grupit të të pakënaqurve brenda ASH-së.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme afër vendbanimit gjatë udhëtimit me veturë nga ku është sulmuar fizikisht dhe më pas janë hedhur gurrë duke shkaktuar dëme materiale, kurse ngjarja është denoncuar në stacionin policor në Gjorçe Petrov.

Kujtojmë se grupi i të pakënaqurve në ASH janë kryesisht mbështetës të ish- kryetarit të Ash Zijadin Sela.

Pritet prononcim nga MPB në lidhje me rastin në fjalë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments