Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniSot seanca konstituive e Kuvendit ,Afrim Gashi pritet të bëhet kryetar i...

Sot seanca konstituive e Kuvendit ,Afrim Gashi pritet të bëhet kryetar i Kuvendit

Sot deputetët e rinj edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11:00, ka katër pika.

Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i cili me shumë gjasa do të jetë tani më ish-kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, për sot seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Kollçi Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit.

Me konstituimin e përmbajtjes së re parlamentare do të hartohet edhe shumica e re, e cila, siç është e ditur do ta ketë koalicioni i VMRO-DPMNE-së që pas negociatave që u mbajtën këto ditë duhet t’i bashkohet edhe VLEN dhe deputetët e ZNAM-it. Me këtë shumica e ardhshme parlamentare po i afrohet numrit të 2/3.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e deritanishëm të qeverisë do të jenë në karriget e parlamentit të destinuara për opozitën. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në largim Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi, ish-ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ai i bujqësisë Lupço Nikollovski, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, për punë dhe politikë sociale,Jovana Trençevska, për transport dhe lidhjeBllagojBoçvarski, si dhe ish-drejtoreshë e DAP-it Sanja Llukarevska. Nga radhët e BDI-së, sërish deputet do të jetë kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, e bashkë me të edhe ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ish-ministrat e kësaj partie nuk janë në përbërjen e re parlamentare.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments