Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniSHGM: Deputetët po tentojnë korruptimin e mediave me ligj të shpejtë

SHGM: Deputetët po tentojnë korruptimin e mediave me ligj të shpejtë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe organizatat e tjera profesionale mediatike kanë reaguar kundër përpjekjeve për kthimin e reklamave shtetërore në media para zgjedhjeve, të bëra me procedurë të shkurtuar dhe me keqpërdorim të flamurit evropian, raporton Alfax.

“Bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, i cili është në lexim të dytë në Kuvend. Alarmojmë se ndryshimi i planifikuar i këtij ligji paraqet shkelje të rëndë të proceseve themelore demokratike përmes të cilave kërcënohet roli dhe pavarësia e mediave dhe rregullatorit të medias”, shkruan SHGM. 

Sipas organizatave mediatike, nëse votohet ky ligj, do të kenë ndikim të plotë politik tek mediat dhe varësi të tyre.  Do të prishet tregu mediatik dhe proceset eurointegruese. Nuk do të ketë debat të mirëfilltë për pasojat e ligjit. Ndryshimet do të bien ndesh me Kushtetutën. 

“Për këtë arsye kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të amendamenteve të propozuara ligjore dhe apelojmë deri tek partitë politike që t’i kenë parasysh vërejtjet dhe paralajmërimet tona. Ne besojmë se është koha e fundit për të krijuar një Fond të Pluralizmit Mediatik, i cili do të mbështesë gazetarinë cilësore dhe prodhimin e përmbajtjeve të larmishme,  në kundërshtim me reklamat shtetërore që shërbejnë si një mjet për ndikim dhe kontroll politik, si dhe të konsiderohen mundësi të tjera të propozuara si p.sh. përjashtimi nga tatimet për gazetarët dhe punonjësit e medias”, thonë nga SHGM. 

Në reagim janë nënshkruar këto organizata:

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medatik (SPGPM)

Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM)

Instituti Maqedonas për Media (IMM)

Instituti për Kërkime për Zhvillimin Social (IKZHS)

Instituti për Studime të Komunikimit (ISK)

Qendra për Zhvillimin e Medias (QZHM)

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments