Monday, September 16, 2024
HomeBotaRëndohet bilanci i luftës në Gaza, rreth 18 mijë palestinezë të vdekur

Rëndohet bilanci i luftës në Gaza, rreth 18 mijë palestinezë të vdekur

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës me Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit.

Ministria tha se 17,700 kishin vdekur dhe 48,780 ishin plagosur pas sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit brenda enklavës, shkruan Al Jazeera.

Numrat nuk janë verifikuar dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se besojnë se kjo shifër është shumë më e ulët, duke pretenduar se Hamasi po i “fryn” shifrat.
Izraeli vazhdoi të shtunën goditjen e objektivave të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, ndërsa ka zgjeruar ndërhyrjet ushtarake në luftimet dy-mujore. Shtetet e Bashkuara përdorën veton të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur aleatin e saj përballë një kërkesë për armëpushim.

Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar, por që u bllokua nga Uashingtoni. Britania abstenoi. Pas dështimit të armëpushimit javën e kaluar, Izraeli zgjeroi fushatën e tij ushtarake me trupa tokësore.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments