Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniReagon Valdet Xhaferi, por nuk i mohon akuzat e VLEN-it për rastin...

Reagon Valdet Xhaferi, por nuk i mohon akuzat e VLEN-it për rastin e Llaskarcës

Pasi koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar, por sipas tyre të domosdoshëm të Prokurorisë së Shkupit për të paraqitur ankesë kundër dënimit të papranueshëm dhe skandaloz të ulët të shqiptuar për rastin e Llaskarcës me pasoja tragjike, dhe ku e pyeste publikisht kryetarin e degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferin se çfarë roli ka luajtur ai si ish-drejtori i Byrosë për ekspertizë ligjore, në zvarritjen e qëllimshme të ekspertizës së rastit Llaskarca, ky i fundit ka dalur me një kundër reagim.

Megjithatë, Xhaferi në reagimin e tij në asnjë moment nuk i përgjigjet kësaj pyetjes e as pyetjeve tjera që i parashtroi VELN për lidhjen që kanë pronarët e Durmo Tursit me BDI-në dhe Talat Xhaferin.

Në vend të përgjigjeve, Xhaferi në reagimin e tij në rrjetet sociale përdorë fjalë fyese nga VLEN-it duke i quajtur ata shpifës e mjeran.

“VLEN nuk mund ta lajë vetën nga mëkatet vetëm pse shpifin ndaj nesh, ata persëri do të deshtojnë por edhe në zgjedhje do të humbin ashtu siç humbën në zgjedhjet e fundit! Deri atehere në qafë e paçi veten o mjeranë”, shkruan Xhaferi.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments