Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniReagon ish i burgosuri politik Agim Behluli i dënuar me 7 vite...

Reagon ish i burgosuri politik Agim Behluli i dënuar me 7 vite burg pa pikë faji ndaj Ixhet Memetit: O ju fajtorë të korruptuar shkoni fleni pak në burg!

Agim Behluli, ish I burgosur politik, i ka reaguar ndaj të dyshuarit tëdytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, si dhe ish-avokat i popullit Ixhet Memeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kërkon që Ixhet Memeti i korruptuar të shkon në burg.

Postimi i plotë:

“KUR FAJTORI DON TË MBETET I PAFAJSHËM

O ju fajtorë ( të korruptuar) shkoni fleni pak në burg! Po pëlcas nga inati, se unë fjeta për asgjë…!

O Ixhet Mehmeti, rrafsh para 20 viteve vrapoja pas teje me kapelë mbi kokë duke u fshehur se do të më kapnin policia! Doja të të rrëfehesha o ish ministër i drejtësisë, se jam në hall dhe më ndihmoni të shpëtoj nga një padrejtësi që po më kanoset…! Ti më ke njohur fort mirë mua, se ishim aktivistë në PPD…! Nuk e di pse kishe frikë të takohesh me mua? Pse kishe frikë nga një njeri i pastër si loti? Unë e di se ti e ke ditur se nuk kam pasur lidhje me një vepër terroriste, siç më patën akuzuar qentë e atij institucioni që ti po e drejtoje?

Erdha edhe në Tetova komplet me fëmijë e grua, po me atë kapelë që pak po ma ndryshonte fizionominë për mos t’ iu rënë në duar policëve që po më llogarisnin se jam në arrati. Kësaj radhe doja të ta provokoj ndërgjegjen , se ndoshta po ta kesh të pastër do të pranoje të më takoje. As drejtësia, as ndërgjegja tek ti o Ixhet Mehmeti atëherë nuk të funksiononin. S’ munda të gjej njeri që do të më takonte me ty o njeri i Zotit, se ti s ke mundur të jesh më i veçantë se unë, se para Perëndisë jemi shumë të barabartë. A e din se, sa i lavdëruar do të ishe nga i gjithë opinoini shqiptar, por edhe nga Zoti që po prisnin shpalljen e pafajsisë sime, po të kishe vepruar vetëm drejt pa më ndihmuar fare, sepse unë drejtësinë po e kërkoja.

O Ixhet Mehmeti, një angazhim i yti pa u lodhur fare, ndoshta do të më mundësonte që mos të bëhesha “banor” i atij burgu famoz të Idrizovës. Ndoshta një angazhim i yti do të më mundësonte që dy prindërit që më vdiqën, sëpaku në varrimin e tyre për së fundi herë të takohesha. Me mosangazhimin tënd edhe gjatë mbajtjes së burgut, nuk mu dha kurrë asnjë prioritet për asgjë. Të gjithë po më shikonin si njeri jo normal, si vrasës e si idiot! Mos angazhimi yt më la të mbaroj burgun dhe të mbetem terrorist nëpër arkivat e gjykatave të korruptuara. Ti asnjëherë bile nuk tentove të provosh të kërkohet një drejtësi për një njeri të pafajshëm!

Por, Zoti është i madh! Po lexoj se të paskan kapur me pelë për dore! Ama unë e di se ti do të bësh ç mos që të shpëtosh! Se ti i din birat dhe i njeh mirë kolegët e tu të korruptuar. Vetëm një duhesh ta dish! Se ndoshta kësaj radhe edhe Zoti do të përcjellë dhe Ai nuk do të jetë i pajtuar të marrësh një dënim të pamerituar!
Nëse shkon, shihi pak dhomat e Idrizovës dhe përjetoe të keqën që ia berë vetes.
Veç ti do ta kesh më lehtë ( nëse shkon) n’ krahasim me mua, se ke boll faj, kurse unë isha krejt dikush tjetër, për ate e kisha më vështirë!

Sa vepër e lehtë…! Ixhet Mehmeti i korruptuar! Çfarë fati! ( Shumë larg terrorizmit)”, ka përfunduar Beluli.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments