Monday, September 16, 2024
HomeSportKylian Mbappe drejt Real Madridit, PSG synon të “hakmerret” duke tentuar Vinicius...

Kylian Mbappe drejt Real Madridit, PSG synon të “hakmerret” duke tentuar Vinicius Jr

Vinicius Jr është ylli i momentit te Real Madridi që pas largimit të Cristiano Ronaldos,  e pozitat e tij u përforcuan akoma më shumë, kur Mbappe i tha “JO” Perez dy vite më parë, mirëpo gjërat duket se do të ndryshojnë shpejt, pasi  francezi po bën gati valixhet për të “pushtuar” Bernabeun që prej sezonit të ardhshëm.

Kjo ka bërë që të përflitet për një rivalitet të mundshëm mes Vinicius dhe Mbappe, pasi të dy lojtarët, luajnë në të njëjtin pozicion.

Fakti që Vinicius mund të humbë rëndësinë në skuadër dhe ta bëjë atë mos jetë i përkushtuar ndaj ekipit, e ka bërë PSG të synojë të përfitojë nga kjo situatë.

Largimi i Mbappë dhe nënshkrimi i Vinicius do të ishte një bombë e merkatos.

Nuk është hera e parë  që ky operacion mendohet dhe duket se Al Khelaifi është gati të hapë thesin për ta bërë realitet.

Vinicius do të mbërrinte në Paris, si një yll që do të mbante  peshën e ekipit dhe të merret një pagë dyfish më të lartë se aktualja.

Klauzola e brazilianit është 1 milion euro, por ky operacion mund të realizohet edhe për 150 milion euro, nëse braziliani i Realit do të kërkojë largimin.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments