Friday, October 18, 2024
HomeMaqedoniInstituti për Politika Publike Arbën Xhaferi lansoi Barometrin e Përfaqësimit të Drejtë

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi lansoi Barometrin e Përfaqësimit të Drejtë

Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Barometri është i qasshëm në adresën barometri.ipp-arbenxhaferi.org ose përmes faqes në internet të IPP Arbën Xhaferi.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit