Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniFetai: VLEN po i sanon lëshimet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Fetai: VLEN po i sanon lëshimet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje paqeje por marrëveshje për një rend të ri kushtetues dhe juridik, me demokracinë konsociale dhe ndarjen e pushtetit në qendër. Qeveria aktuale do të sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që fryma e Marrëveshjes së Ohrit të kthehet në detyrim ligjor e jo më të ngel në nivel të folklorit, me kryeministër teknik shqiptar por asnjë shqiptar në akademinë e shkencave dhe arteve apo në njësitë speciale të sigurisë.

Postimi i plotë i Fetait:

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje paqeje por marrëveshje për një rend të ri kushtetues dhe juridik, me demokracinë konsociale dhe ndarjen e pushtetit në qendër. Etërit e saj, Arbën Xhaferi dhe Imer Imeri kishin ideuar një kornizë të re për më shumë të drejta kolektive për bashkësitë jo-shumicë, më shumë përfshirje dhe autonomi vendimmarrëse, duke eliminuar në të njëjtën kohë edhe diktatin e shumicës apo majorizimin e përfaqësuesve politikë të grupeve jo-shumicë.

23 vite më vonë, Marrëveshja e Ohrit ngelet e pakompletuar në shumë segmente për shkak të zgjidhjeve gjysmake dhe lëshimëve në zbatim, që e kanë tjetërsuar frymën dhe germën menduar nga etërit e saj. Koalicioni VLEN, qysh në javët e para ka filluar t’i sanojë disa nga këto lëshime, si decentralizimin fiskal, duke mobilizuar nivele të papara deri më tani të financimit komunal. VLEN poashtu do të sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që fryma e Marrëveshjes së Ohrit të kthehet në detyrim ligjor e jo më të ngel në nivel të folklorit, me kryeministër teknik shqiptar por asnjë shqiptar në akademinë e shkencave dhe arteve apo në njësitë speciale të sigurisë. Vazhdojmë rrugës së Arbrit!”, ka përfunduar zv. Kryeministri Fetai.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments