Monday, September 16, 2024
HomeLajmeDy vjetori i agresionit rus, Taravari: Sot më shumë se kurrë, vazhdojmë...

Dy vjetori i agresionit rus, Taravari: Sot më shumë se kurrë, vazhdojmë të qendrojmë me Ukrainën!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kujtuar shënimin e dyvjetorit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Përmes një reagimi në twitter, ai e ka quajtur të pajustifikuar këtë agresion, ndërsa shton se ne vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj.

Statusin ua përcjellim të plotë:

Dy vjet më parë, Rusia nisi një pushtim të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës.

Gjatë këtyre dy viteve, populli ukrainas ka mbrojtur heroikisht atdheun e vet me mbështetjen e Botës së Lirë.

Në këtë përvjetor të dytë të luftës së agresionit ndaj Ukrainës, ne përgëzojmë dhe admirojmë qëndrueshmërinë, guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas.

Vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën!

https://x.com/taravariarben/status/1761524930166788560?s=46&t=zXirjGnGa5r02yv-ieinvw

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments