Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniBlerim Bexheti dhe Danella Arsovska sjellin “Qoseto” në mes të Shkupit!

Blerim Bexheti dhe Danella Arsovska sjellin “Qoseto” në mes të Shkupit!

Teksa Shkupi po përballet me një mori problemesh që prekin çdo qytetar, Blerim Bexheti i Frontit Evropian në bashkëpunim me kryetaren e Qytetit Danella Arsovska vendosën të rikthejnë statujën kontraverse të Andon Lazov Janev, i njohur si Qoseto apo Kasapi.

Ky veprim, i mbështetur edhe nga këshilltarët e BDI-së në këshillin e Qytetit, u realizua në mes të rrethrrotullimit pranë “East Gate Mall”, duke tronditur qytetarët shqiptarë të Shkupit, të cilët po përballen me një krizë të thellë menaxhimi në qytet.
Ndërkohë që qytetarët ankohen për rrugë të prishura, ndotje, dhe një menaxhim të dështuar, Bexheti dhe Arsovska vendosën të përqendrojnë energjitë e tyre në rikthimin e kësaj statuje fyese, duke shpërfillur plotësisht nevojat reale të qytetit.

Por kjo nuk është e gjitha! Skandalet e Blerim Bexhetit vetëm sa po dalin në dritë: gjatë kohës që ka qenë kryetar i komunës së Sarajit, ai harxhoi më shumë se 80 mijë euro nga xhepi i banorëve vetëm për karburantin e veturës së tij, ndërsa për servisime dhe goma ka shpenzuar plot 23 mijë euro! Për krahasim, në komunat e tjera shpenzimet vjetore për naftë nuk kalojnë 20 mijë euro. Banorët e Sarajat thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut të keqpërdorimeve të tij.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments