Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniBexheti: Së shpejti fillojmë të ndihmojmë kultivuesit e produkteve jodryrore të Malit...

Bexheti: Së shpejti fillojmë të ndihmojmë kultivuesit e produkteve jodryrore të Malit Sharr

Zëvendesministri i Bujqësisë Flakron Bexheti sot ishte i pranishëm në panairin e produkteve jodruore pyjore të Malit Sharr në Tetovë, të organizuar nga OJQ Renesanca me mbështetjen e fondacionit CNVP me zyrë në Maqedoni të Veriut. Ai nga atje theksoi se Ministria e Bujqësisë do të ndihmoj banorët dhe kultuvuesit e produkteve jodryrore të Malit Sharr.

“Sot kisha nderin të jem pjesëmarrës në panairin e produkteve jodruore pyjore të Malit Sharr në Tetovë, të organizuar nga OJQ Renesanca me mbështetjen e fondacionit CNVP me zyrë në Maqedoni të Veriut. Ky panair, që përmbledh një gamë të gjerë produktesh të lidhura me natyrën dhe traditat e zonës, shërben si një platformë e rëndësishme për të promovuar dhe mbështetur kultivuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ekologjik të komuniteteve lokale në zonën e Malit Sharr. Ministria e Bujqësisë do të kujdeset që këto produkte të kenë vlerë të shtuar, duke ndihmuar kultivuesit përmes mekanizmave të ndryshëm mbështetës. Do të krijohen mundësi për pika të grumbullimit dhe shitjes së këtyre produkteve, duke siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të organizuar për kultivimin dhe tregtimin e tyre. Produktet jodruore pyjore që kultivohen në Parkun Kombëtar Mali Sharr, përfaqësojnë një pasuri të madhe natyrore dhe tradicionale, të cilat gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe ruajtjen e biodiversitetit të zonës.” – deklaroi Flakron Bexheti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments