Monday, September 16, 2024
HomeSportBarcelona e prezanton stadiumin ultra-modern

Barcelona e prezanton stadiumin ultra-modern

Barcelona do të bëhet me stadium modern në fund të këtij viti.

Gjiganti katalunas është duke e rinovuar stadiumin ikonik “Camp Nou”, 60 për qind e kapacitetit të së cilit pritet të jetë i gatshëm pas disa muajsh.

E në vitin 2025 është paraparë të përfundojë krejt projekti, njoftojnë mediat spanjolle.

Gjiganti katalunas e ka prezantuar një fotografi përmes së cilës tregon se si do të duket stadiumi.

“Camp Nou i ri” do të ketë kapacitet prej 105 mijë ulësesh, ndërsa investimi e kap vlerën e 1,5 miliard eurove.

Camp Nou do të jetë njëri prej stadiumeve më moderne dhe më të bukur në Evropë, ndërsa do t’i zë 18 hektarë hapësirë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments