Monday, September 16, 2024
HomeMaqedoniAzizi i kundërpërgjigjet BDI-së për lirimin e Blerim Ramadani

Azizi i kundërpërgjigjet BDI-së për lirimin e Blerim Ramadani

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi ka akuzuar BDI-në se shqetësohet që ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani nuk është në burg dhe nuk iu ekstradua Serbisë.

“BDI qënka shqetësuar për lirimin e Blerim Ramadanit dhe kërkon që liderët e VLEN duheshka të përgjigjen dhe të merren në pyetje në prokurori!
Se di a është ky budallallëk i DUI-stëve apo vërtet ua ka pi sorra mend dhe kanë filluar ti heqin vetë maskat e tyre?!
Tash ka mbetur vetëm që DUI-stat të pajtohen me qëndrimet e LSDM-së e cila tashmë dy javë në konferenca për shtyp shprehet e çartur për këtë rast dhe i quaj kriminelë ish-ushtarët e UÇK-së!
U ranë shpejtë maskat dhe e nxorrën vet në shesh se si këta të BDI ashtu edhe ata të LSDM janë vegël e Serbisë dhe Vuçiqit”, ka shkruar deputeti Adnan Azizi në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments