Friday, October 18, 2024
HomeMaqedoniAstrit Iseni: Me përkrahjen tuaj ta sjellim ndryshimin e shumë pritur në...

Astrit Iseni: Me përkrahjen tuaj ta sjellim ndryshimin e shumë pritur në vendin tonë

Profesori universitar, Astrit Iseni nga Kumanova përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se është pjesë e listës për deputet në zonën numër 2, në vendin e pestë.

Ai ka falënderuar kryetarin e LD-së, Izet Mexhiti për besimin e dhënë.

Ja postimi i tij:

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë, familjarë dhe miq të zemrës
Me kënaqësi të veçant ju njoftoj se jam pjesë e listës për deputet në zonën numër 2, konkretisht, në vendin e 5-të. Me këtë rast shprehi mirënjohje dhe falenderim të veçant liderit të Lëvizja Demokratike, z. Izet Mexhiti për besimin e dhënë dhe njëkohësisht gjithë anëtarëve të kryesisë themeluese për mbështetjen e parezervë.
Si gjithmonë, falenderimin më të madh ia dedikoj Krijuesit të Gjithësisë, Zotit të botrave, i cili më dha fuqi, dituri, mençuri dhe durim që të jem pjesë e këtij rrugëtimi të rëndësishëm për një të ardhme më të ndritur për gjithë shoqërinë.
Shpresoj që me përkrahjen tuaj ta sjellim ndryshimin e shumë pritur në vendin tonë dhe të dalim faqe bardhë në këtë sfidë të jetës.
Na priftë e mbara,
Me respekt, i juaji,
Astrit Iseni

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit