Monday, September 16, 2024
HomeSportAston Villa kthehet në sulm për futbollistin shqiptar

Aston Villa kthehet në sulm për futbollistin shqiptar

Nga një titullar i padiskutueshëm, në një lojtar stoli. Karriera e Ernest Muçit te Beshiktash është përmbysur në vetëm pak muaj.

Sulmuesi shqiptar u transferua në fund të merkatos të janarit te gjigandët e futbollit turk, që shpenzoi 10 milion euro për të blerë kartonin e tij nga Legia e Varshavës.

Impakti i tij ishte I menjëhershëm, ndërsa me gola dhe asist ai u kthye në një lojtar formacioni.

Por me largimin e Fernando Santos dhe uljes në pankinë të trajnerit të ri Xhovani Van Bronkhorst, futbollisti shqiptar nuk e ka prekur fushën në sezonin e ri. Asnjë minutë në finalen e Superkupës dhe dy sfidat e para të Superligës turke.

Sipas trajnerit bëhet fjalë vetëm për zgjedhje teknike, ndërsa ky është rasti kur talenti kthehet në pengesë.

Askush nuk ka dyshime për klasin e Ernest Muçit, por tekniku i tij kërkon lojtarë që të bëjnë mirë edhe fazën mbrojtëse.

Por çdo e keqe e ka një të mirë.

Në të njëjtën kohë, për sulmuesin rikthehet shansi I artë për kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Pasi e ndoqi gjatë në merkaton e dimrit, Aston Villa është kthyer sërish në gjurmët e 23 vjeçarit duke bërë edhe një ofertë zyrtare sipas mediave turke.

Propozimi I klubit anglez është I rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për 19 milion euro, 15 menjëherë dhe 4 në formë bonusesh.

Aston Villa e njeh mirë Ernest Muçin, që në edicionin e kaluar të Konferencë Ligë, kur luante ende me Legia Varshëvë i shënoi tre gola në dy ndeshje.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments