Monday, September 16, 2024
HomeLajmeAliu: Kongresi i thirrur për të dielën jolegjitim, shumica me Taravarin

Aliu: Kongresi i thirrur për të dielën jolegjitim, shumica me Taravarin

Sot përmes një konference për media, ish ministri Azir Aliu tha se kongresi që do të mbahet të dielën i thirrur nga Sela është jolegjitim. Ai tha se kongresi është sot dhe shumicën e ka kryetari Taravari.

“Duhet të kenë 2/3 e kuvendarëve legjitim të Kuvendit të partisë, por kanë votuar siç thash më lartë vetëm 69 prej tyre. Konstatojmë se kjo është shkelje e rëndë e statutit të partisë, por edhe vepër penale pasi nënkuptohet se është bërë manipulim i listës së kuvendarëve dhe në fund, përveç shkeljeve satutare të konfirmuara siç përmenda dhe të tjerave që jemi në proces për t’i konfirmuar në vijim, vendimet e nxjerra nga i ashtuquajturi Kuvend i 10.02.2024, mund të përbëjnë edhe vepra penale në rast se vërtetohen se për iniciativën për shkarkim të kryetarit, si dhe për thirrjen e Kongresit, nuk kanë votuar 2/3 e kuvendarëve legjitim të partisë sonë. Pra, edhe njëherë përpara jush dua të theksoj se shumicën në Kongres, shumicën në Kuvend dhe shumicën e Kryesisë së partisë e ka kryetari Taravari”, tha mes tjerash Aziri.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments