HomeMaqedoniIlir Osmani demanton Liridon Ramadanin e Taravarit: Fillimisht kërkove të ishe kandidat...

Ilir Osmani demanton Liridon Ramadanin e Taravarit: Fillimisht kërkove të ishe kandidat i BDI-së, e kur nuk u pranove, insistoje të dalë Omeri

Ilir Osmani nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Fetait dhe pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar me një demant ndaj deklaratave të Liridon Ramadanit nga krahu i Arben Taravarit, përcjell Zëri.mk

Në reagimin e tij publik, Osmani thekson se ndjehet i obliguar moralisht të ndriçojë të vërtetën lidhur me zhvillimet e përmendura dhe sjell versionin e tij të ngjarjeve.

Demanti i plotë i Ilir Osmanit:

“Ndjej për obligim moral të ndriçoj të vërtetën për këtë çështje, si person që kam qenë drejtpërdrejt i kyçur në këtë proces. Dhe unë kam qenë njëri nga dy personat, që i përmend mbrëm në televizion Arben Taravari sëbashku me Liridonin. Le ti marrim me radhë:

E para, Liridoni nuk është kyçur për Omerin, as që e ka njohur, unë i kam njoftuar për herë të parë në vitin 2019.

E dyta, dëshmoj me përgjegjësi të lartë moral dhe njerëzore që asnjëherë fjala PO nuk ka dal nga goja e Omerit, ka qenë Liridoni ai që ka insistuar dhe ka thanë un kam mi than PO për ty, majde Omeri me shaka të thoshte kur ti thoje po pranon Omeri, ne prani të kryetari -Hamamin. Edhe unë kam qenë i rezervuar sepse kam pas respekt për profilin e Omerit aq sa të mos jem dakord që të jetë kandidat i bdi-s. Madje në fund kur ka vendosur të thotë jo Omeri, e kemi diskutuar bashkë ku kemi konstatuar se smundemi ti përbijmë fjalët tona për nje post. Si zakonisht Liridoni ka insistuar, sepse ka menduar se me fuqizimin e Omerit fuqizohet edhe vet ai, sepse e din Liridoni sa e vleresojn te tjeret prej te cileve e kemi mbrojt pikerisht un dhe Omeri, qe e kan dehumanizuar ne mbledhje te kryesisë duke e krahasuar me majmunin, madje nje ish kryetar dege i Likoves në vitin 2022 pat thanë njëherë që ka qenë i infiltruar, ndërsa përksaj insistimit tonë Arben Taravari nuk e bëri drejtor në vend të Shkëlqimit te Shtëpia e shëndetit në Likovë. Nejse.

Pra, ti Liridon ke insistu fillimisht për vete të jesh kandidat qoftë edhe me bdi-n të cilën e ke sha zi e terr, dhe me Erkan Arifin, që sot ia mbledh votat e të cilit ti e dinë shumë mirë çfarë i ke thanë e çfar i ke bërë, e kur e pave që je i papranueshëm ke insistu me dal Omeri. Po ne këtë se kemi lejuar, sepse njeri duhet me i pas nja dy gishta ftyrë.

Pas gjithë kësaj, ti je takuar edhe me Arben Fetain, me ndërmjetësimin tim, të cilit i ke kërku falje për statuset që i ke bërë, dhe prej të cilit ke prit ndonje pozitë. Më vjen sinqerisht keq me i shpalos këto gjëra, por kur je në gjendje për shokun që të ka mbajt afër me vite, të ka respektuar dhe të ka mbajtur afër, kur dikush dojke met përzan prej partie, atëherë mendoj që duhet me ta nxjerr pasqyrën para ftyrës edhe me e pa veten si dukesh e si je transformuar, vetëm pse kryetari të ka thanë, je njeri i parë që ka me marr pozitë pas zgjedhjeve.

Liridon, nuk jipen shokët për një pritshmëri miskine. I dobët je tregu shumë, për keqardhje sinqerisht.”, ka përfunduar Osmani./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit