HomeRajoniVjosa Osmani takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump/ Ja çka biseduan

Vjosa Osmani takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump/ Ja çka biseduan

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se takimi i planifikuar si protokollar me presidentin Trump, u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka shtuar se miqësia dhe aleanca me SHBA mbetet boshti i pathyeshëm.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka përfunduar presidentja.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit