HomeMaqedoniAsani i reagon Vejselit: Publiku meriton transparencë, jo informacione të rreme për...

Asani i reagon Vejselit: Publiku meriton transparencë, jo informacione të rreme për Strimnicën, tentativa për të errësuar punën e Blerim Sejdiut është e padrejtë

Gazetari Naser Asani ka reaguar me një koment ndaj gazetares dhe pronarës së mediumit online “Pa Censurë”, Liridona Vejseli, lidhur me një kronikë ku disa banorë të Grupçinit dhe Strimnicës flisnin për kënaqësinë e tyre me punën e kryetarit aktual dhe kandidatit për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Sipas Asanit, Vejseli është përpjekur të provokojë banorët për të nxjerrë përgjigje negative për punën e Sejdiut.

Komenti i plotë i Asanit:

“Pa Censure Liridona Vejseli në vend që te insistosh te nxjerresh fjale negative, do te ishte e udhes te informohesh me pare. Ne Strimnic puna ka qene e pandalshme që nga dita e pare e deri sot. Çdo tentative per te errësuar këte realitet pa fakte shte jo vetëm e
padrejte, por edhe një qasje që nuk i
sherben as publikut, as gazetarise serioze.
Dua t t kujtoj, Liridona, se një pjesë e
njerezve, që ti e di shume mire, nuk janë
nga Strimnica por nga Grupçini.
Megjithat, ti po i paraget sikur janë nga Strimnica, duke u dhene lexuesve
informacione te rreme. Nje veprim i tille nuk shte thjesht gabim, por manipulim
që e dëmton opinionin publik dhe e ve në pikëpyetje kredibilitetin tend sit
profesoresh dhe si gazetare. Publiku meriton transparence dhe te vërteten, jo giysmefakte dhe fshehje adresash”, ka theksuar Asani.

Kujtojmë që “Pa Censurë”, si medium, që nga fillimi i parafushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit ka publikuar lajme që favorizojnë kandidatin për kryetar të komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit