HomeRajoniLapsusi i deputetit të PS “shkrin” së qeshuri të gjithë Kuvendin, çfarë...

Lapsusi i deputetit të PS “shkrin” së qeshuri të gjithë Kuvendin, çfarë ndodhi në seancën e parë (Video)

Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve. Por, gjatë seancës së parë të Legjislacionit të ri nuk kanë munguar as batutat.

Vasil Llajo, që kryesonte seancën, teksa po lexonte emrat e deputetëve për betim bëri një lapsus.

Ai po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, e më pas Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti.

Deputetët “shpërthyen” në të qeshura. Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit