Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar përkushtimin e komunës për të zhvilluar turizmin lokal përmes investimeve në infrastrukturën malore dhe mbështetjes për banorët e zonave të Sharrit, të cilët po luajnë një rol kyç në rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj.
Gjatë panel-diskutimit për Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Tetovë, Kasami theksoi se qyteti po përjeton një ndryshim të dukshëm në profilin e tij turistik, falë zhvillimit të bujtinave, gastro-turizmit, ecjes në natyrë dhe hapjes së shtigjeve turistike.

