HomeMaqedoniShefi i Shtabit të VLEN - Bogovinë, Besir Zeqiri: Me kandidatin Feti...

Shefi i Shtabit të VLEN – Bogovinë, Besir Zeqiri: Me kandidatin Feti Abazi për një të ardhme dhe një komunë më të mirë

Në Bogovinë u mbajt mbledhja e parë e Shtabit Komunal të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Shef i shtabit është zgjedhur Besir Zeqiri, i cili mori besimin e partnerëve të koalicionit, përcjell Zëri.mk

Zeqiri theksoi rëndësinë e këtij angazhimi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për një të ardhme më të mirë në komunë, duke nënvizuar mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të komunës, Feti Abazi.

Postimi i plotë i Zeqirit:

“Mbledhja e parë e Shtabit Komunal të VLEN – Bogovinë, zgjedhjet lokale 2025

Falënderoj të gjithë për besimin e dhënë që në këto zgjedhje të rëndësishme për komunën tonë t’i prijë shtabit të VLEN–it.
Është respekt i veçant për mua ky angazhim duke përfaqësuar partnerët e koalicionit të VLEN në këtë cikël zgjedhor, në veçanti duke patur parasysh kandidatin Feti Abazi.
Apeli im i parë i drejtohet çdo qytetari të Komunës Bogovinës, bashkohuni karavanit të fitores, për të mirën tonë, për një të ardhme më të mirë.
NA PRIFTË E MBARA…”, ka përfunduar Zeqiri./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit