Gazetari Naser Asani ka reaguar publikisht ndaj kandidatit për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Asani ka ngritur pyetje mbi mungesën e ideve dhe vizionit në fushatën e Rexhepit, përcjell Zëri.mk
Postimi i plotë i Asanit:
“Pyetje për Bajram Rexhepi: A keni ndonjë vizion ose ide tuajën personale për zhvillim, apo të gjitha lëvizjet tuaja burojnë nga pakot dhe direktivat që vijnë nga (BDI) AKI? Sepse deri më tani çdo veprim i juaji duket identik me atë të bashkëpartiakut tuaj, Bujar Osmani. Nëse nuk keni ide për fushatë, atëherë si synoni të udhëhiqni me përgjegjësi?”, ka përfunduar Asani./Zëri.mk/


