HomeMaqedoniPërurohet Qendra Rinore në Tetovë

Përurohet Qendra Rinore në Tetovë

Qyteti i Tetovës u bë me qendër rinore e cila do të shërbejë për të gjithë të rinjtë të cilët duan të krijojnë, të merren me inovacione, apo edhe të realizojnë projekte të ndryshme kulturore e artistike.

“Përfundimisht me një angazhim të palodhshëm të profesorit Arsim Sinani, profesor fatmirit dhe shumë të tjerë që kanë punuar me këta të rinj duke i përgatitur, bashkë po e bëjmë realitet sot këtë qendër rinore. Kjo Qendër rinore do jetë vendi më i frekuentuar nga të rinjtë në Tetovë dhe këtu është vendosur edhe këshilli rinor lokal dhe do funksionoj në kuadër të aktiviteteve rinore”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Të rinjtë madje kanë bërë ftesë që në këtë qendër rinore të vijnë për bashkëpunim qendrat rinore edhe nga qytetet e tjera, me qëllim shoqërimin dhe realizimin e projekteve të tyre.

“Të rinjtë deri më tani kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në aktivitetet rinore, dhe ne kemi bërë një grup të mirë dhe ambicioz për ta shtyrë projektin përpara. Andaj shfrytëzoj rastin që jo vetëm këshilli rinor i Tetovës, por të gjithë këshillat rinore të komunave të tjera të Pollogut, të na bashkëngjiten për bashkëpunim në të ardhmen”, u shpreh Nard Etemi.

“Ne si Qendër Rinore, jemi shumë mikpritës për gjithë që do frekuentojnë këtu. Ne synojmë të shërbejmë shumë aktivitete të ndryshme në shumë lëmi dhe departamente të ndryshme, siç i patë më herrët”, theksoi Ensar ismaili.

Në hapjen e kësaj Qendre Rinore, të rinjtë para të pranishmëve, promovuan edhe projektet e para të nisura në lëmin e artit, kulturës e shkencës, ndërsa për vitin e ardhshëm, paralajmërohet edhe një festival i vogël filmi, me filmat e shkurtër që do përgatiten nga vetë këta të rinj./Alsat.mk

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit